Lajme
‘Omicron’ infekton edhe personat e vaksinuar
Megjithatë, sipas të dhënave në SHBA, të vaksinuarit janë më të mbrojtur edhe kundër variantin omicron
Varianti omicron i COVID-19 përhapet më shpejt se delta dhe shkakton infeksione te personat që tashmë janë vaksinuar ose shëruar nga COVID-19, paralajmëroi drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adana Gebrejesus.
“Tani ka prova se varianti omicron po përhapet shumë më shpejt se ai delta,” tha Tedros në një konferencë shtypi në selinë e re të OBSH-së në Gjenevë, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Kreu i OBSH-së theksoi se ky variant mund të infektojë si ata që janë vaksinuar ashtu edhe ata që kanë pasur infeksion me coronavirus.
Megjithatë, sipas të dhënave në SHBA, të vaksinuarit janë më të mbrojtur edhe kundër variantin omicron.
Në SHBA të pavaksinuarit kanë rreth dy herë më shumë gjasa se të vaksinuarit për t’u infektuar me omicron, rreth 15 herë më shumë gjasa për t’u shtruar në spital dhe rreth 25 herë më shumë gjasa të jenë në kujdes intensiv spitalor, raportoi Nbcnewyork.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën