Lajme

Omicron: Besueshmëria e ulët e testeve të antigjenit në Zvicër

Kohët e fundit ka pasur disa prova që testet e shpejta të antigjenit nuk janë mjaft të besueshme për të zbuluar me saktësi të gjitha infeksionet e lidhura me Omicron, transmeton albinfo.ch.

Kjo është konfirmuar nga një studim i Universitetit të Gjenevës.

Sipas specialistes së infeksionit të universitetit, Isabella Eckerle, një test antigjeni nuk është gjithmonë i besueshëm në fazën fillestare të kontaminimit. “Për disa teste të shpejta, duket se është më shpesh rasti me Omicron, siç tregohet nga të dhënat e hershme nga laboratori ynë dhe të tjerët gjithashtu”, tha ajo.

“Shumë teste nuk zbulojnë as mostra shumë pozitive, ndërsa pacientët nga të cilët janë marrë mostrat kanë qenë ndoshta shumë ngjitës”, theksoi Eckerle, duke shtuar se testet me të meta u japin njerëzve të infektuar një ndjenjë të rreme sigurie.

Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) konfirmoi se “asnjë test nuk është i përsosur”.

Në dokumentet e konsultimit FOPH dërguar kantoneve, ai u referohet “studimeve të izoluara”, të cilat zbuluan se besueshmëria e testeve të shpejta të antigjenit për Omicron është “ulur rëndë”.

Testet PCR janë shumë më të sakta, thonë ekspertët.