Lajme
Një porcion drogë për vjedhjen e një biçiklete
Marrëveshja e ofruar nga siriani, kosovari dhe shtetasi serb: një porcion drogë për një biçikletë. Autorët kishin një adresë në Kosovë ku i dorëzonin biçikletat
Në Olten (Solothurn), pesë persona kanë vjedhur një numër të madh biçikletash në vitin 2020. Ky grup i mirëstrukturuar tani është gjykuar nga Gjykata Kantonlae e Solothurnit.
Autorët kishin përdorur një hierarki të zgjuar, gjatë vjedhjeve: një shtetas i Serbisë udhëhiqte grupin nga prapavija dhe një kosovar vepronte si ndërmjetës i tij, transmeton albinfo.ch. Së bashku ata i jepnin një siriani udhëzime për të vjedhur biçikletat në Zvicër. Siriani, nga ana tjetër, i bënte presion një portugezi dhe një zvicerani për vjedhjen e drejtpërdrejtë të biçikletave.
Siç shkruan “Solothurner Zeitung”, si zvicerani ashtu edhe portugezi ishin të varur nga droga. Marrëveshja e ofruar nga siriani ishte: një porcion drogë në këmbim të një biçiklete.
Mallrat e vjedhura paketoheshin më pas nga hierarkia e mesme e bandës dhe ngarkoheshin në kamionët e transportit. Autorët kishin një adresë në Kosovë ku i dorëzonin biçikletat.
Njëra nga këto biçikleta, e cila kishte të instaluar një transmetues GPS dhe vëzhgimet e përdorura gjatë hetimit çuan përfundimisht në arrestimin e hajdutëve. Të pesë personat janë dënuar me burg në janar të vitit 2023.
Pasi tre nga autorët kishin apeluar vendimet gjyqësore, dënimet me burg kanë pësuar një reduktim të vogël në procesin gjyqësor të zhvvilluar këtë javë.
Pasi gjykata e qarkut e kishte dënuar kosovarin me 44 muaj burgim, gjykata më e lartë (ajo kantonale) i ka ulur atij dënimin në 35 muaj (23 prej të cilëve me kusht), përcjell albinfo.ch. Sirianit i është ulur dënimi me burg nga 36 muaj në 30, nga të cilat 18 janë me kusht. Ndërsa shtetasi i Serbisë tani përballet me 48 muaj burg në vend të pesë viteve (60 muajve) që i ishin dhënë nga gjykata e qarkut.
Të tre, pas mbajtjes së dënimit duhet të lëshojnë Zvicrën, për periudha të ndryshme: siriani dhe kosovari nga gjashtë vjet, ndërsa shtetasi i Serbisë, 8 vjet.
E-Diaspora
-
LAPSH në Gjenevë, kërkon ndihmë për nxënësit e Shkollës Shqipe Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Gjenevë ka kërkuar ndihmë për nxënësit në...
-
Limaj në Gjermani tha se mbështetja e mërgimtarëve është forcë për Kosovën
-
Bedri Hamza takon mantelbardhët shqiptarë në Zvicër, i quan mjekë me përvojë të jashtëzakonshme
-
Prof.Dr. Cuculi, njeriu në mes të doktorit të zemrës dhe menaxherit
-
Jobsmentor.eu, platforma inovative që ndërton ura karriere mes Europës Lindore dhe Perëndimore
Jeta në Zvicër
-
Pak më pak se 30% e njerëzve të larguar nga Ukraina, arrijnë të punojnë në Zvicër Vetëm 29% e ukrainasve në Zvicër kanë një punë, një shifër ende larg objektivit prej 40%...
-
Vera zvicerane nuk do të ndjekë rregullat e BE-së
-
Kantonet zvicerane kanë vrarë 39 ujqër deri më tani këtë vjeshtë
-
Nga sot, ndalohet hyrja në fshatin zviceran, shkak kërcënimet nga rrëshqitja e dheut
-
Pagat zvicerane do të rriten në vitin 2025