Kosova
Oliver Varhelyi: Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave
Kosova, në këtë raport, vlerësohet për disa përparime që ka bërë në fusha të ndryshme, por prej saj kërkohet më shumë progres në zbatimin e reformave
Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, duke prezantuar raportet e progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor, për Kosovën ka thënë se vendi këtë vit ka shënuar stabilitet politik dhe autoritetet vazhdojnë të demonstrojnë zotimin e tyre në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Kosova, në këtë raport, vlerësohet për disa përparime që ka bërë në fusha të ndryshme, por prej saj kërkohet më shumë punë dhe progres në zbatimin e reformave, shkruan radio Evropa e Lirë.
Përsëritet se Komisioni Evropian mbetet në qëndrimin se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Në raport theksohet se ka një ndjenjë që Këshilli i BE-së të merret me urgjencë me këtë çështje.
Gjatë fjalimit të tij, edhe Varhelyi është shprehur se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave.
Sa i përket dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, raporti kujton se ka pasur takime të rregullta në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve, ndërsa përmend edhe takimin më 18 gusht midis liderëve të të dyja shteteve.
Nga të dyja vendet kërkohet që t’i përmbushin të gjitha marrëveshjet e arritura më herët në dialog, ndërsa u kërkohet edhe angazhim urgjent për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, që do t’i normalizonte marrëdhëniet mes tyre, transmeton albinfo.ch.
Serbisë i adresohen kritika për zvogëlimin e përafrimit të qëndrimeve të saj me politikën e jashtme të BE-së, sidomos në rastin e sanksioneve ndaj Rusisë, të cilat Serbia vazhdon t’i refuzojë.
Në raport përmenden edhe disa shifra, sipas të cilave, Serbia, në vitin 2021, i ka përshtatur në nivelin prej 64% qëndrimet e saj me ato të BE-së, ndërsa në gusht të këtij viti ka rënë në 45%.
Raporti thekson se Serbia “me një numër deklaratash dhe veprimesh ka dalë kundër BE-së” në politikën e jashtme.
Në paketën e zgjerimit konstatohet, po ashtu, se agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës ka bërë që, më shumë se kurrë, të ndihet nevoja e përafrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.
Gjatë kësaj konference ku u prezantuan raportet për vendet e Ballkanit Perëndimor, eurodeputetja Viola von Cramon përmendi çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Serbi.
Në prezantimin e raporteve për vendet e Ballkanit Perëndimor, eurodeputetja Viola von Cramon përmendi çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Serbi.
Ajo tha se kjo çështje nuk është adresuar siç duhet.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Orkestra e të Rinjve të Kosovës, koncert për 28 Nëntorin, në Gjermani Po këtë ditë, më 30 nëntor në kuadër të festimeve të Ditës së Flamurit do të...
-
Vijon shprëndarja e teksteve mësimore “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”
-
Düsseldorf: Marigona Qerkezi, me performancën e saj, ngre në këmbë publikun
-
Austri: 16 ekipe shqiptare, pjesëmarrëse në Turneun e Pavarësisë
-
Shasime Osmani synon të sjellë një zë shqiptar dhe emigrant në Asamblenë e Bernës
Jeta në Zvicër
-
Fëmijët në Valais pinë më shumë Observatori Shëndetësor i kantonit Valais donte të kontrollonte stereotipin se të rinjtë në kantonin e tyre...
-
Brienz-i sërish në alarm
-
Tarifat e Trump mund të godasin eksportuesit zviceranë
-
Gratë ende paguanin më pak në Gjenevë
-
Rritja e kostove të shërbimeve shëndetësore, si të veproni?