Lajme
OKB sinjalizon alarm për industrinë e mashtrimeve online
Rrjetet kriminale aziatike që veprojnë në hije të internetit po transformohen në një industri të globalizuar mashtrimesh digjitale, me përmasa që i kalojnë miliardat e dollarëve. Kombet e Bashkuara kanë ngritur një alarm serioz: ky nuk është më një fenomen rajonal, por një kërcënim ndërkombëtar me rrënjë të thella dhe pasoja të mëdha.
Në raportin e fundit të Zyrës së OKB-së për Drogën dhe Krimin (UNODC) theksohet se bandat — kryesisht nga Kina dhe Azia Juglindore — po përdorin taktika të sofistikuara për të joshur viktima nga e gjithë bota. Nga skema investimesh dhe mashtrime me kriptomonedha, deri te “romancat digjitale” që shndërrohen në kurthe ekonomike, këto grupe përfitojnë nga boshllëqet ligjore dhe mungesa e bashkëpunimit ndërkombëtar, përcjell albinfo.ch.
Përfaqësuesi rajonal i UNODC-së për Azinë Juglindore dhe Paqësorin, Benedikt Hofmann, paralajmëron se “ky lloj krimi po përhapet si kancer”. Ai thekson se përpjekjet për t’i ndalur këto grupe në një shtet shpesh çojnë vetëm në zhvendosjen e operacioneve në një rajon tjetër.
Bandat kanë ngritur struktura të organizuara, me qindra konvikte ku mbahen punëtorë — shpesh të trafikuar — të cilët detyrohen të ekzekutojnë mashtrime digjitale përmes telefonit dhe internetit. Me përhapje tashmë në Amerikën Latine, Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Evropë, krimi digjital nuk njeh kufij.
Raporti kërkon veprime urgjente dhe bashkëpunim ndërkombëtar të vërtetë për të frenuar një fenomen që ka filluar të gërryejë vetë themelet e besimit online.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën












