Lajme
OKB: Numri i viktimave në Derna të Libisë, mbi 11 mijë
Këto shifra kundërshtohen nga zyrtarët libianë
Stuhia e 10 shtatorit ka lënë të vdekur rreth 11300 persona vetëm në qytetin Derna, ka njoftuar Zyra për Koordinim të Çështjeve Humanitare e Kombeve të Bashkuara.
Shifrat janë kundërshtuar nga zyrtarët, të cilët thanë se numri është shumë më i vogël.
Agjencia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka njoftuar se edhe 10000 persona konsiderohen të zhdukur në Derna, ndërkaq 170 të tjerë kanë vdekur nga vërshimet në pjesë të tjera në lindje të Libisë.
Sipas njoftimit, agjencia për shifrat i referohet Gjysmëhënës së Kuqe libiane, por një zëdhënës i këtij grupi të ndihmës u shpreh i habitur nga shifra e paraqitur.
“Në çfarë burimesh thirren këto shifra. Numri zyrtar publikohet nga agjenci të autorizuara nga autoritetet libiane”, tha Tawfiq al-Shukri për DPA, përcjell albinfo.ch.
Më herët gjatë kësaj jave kryetari i Dernas tha se në këtë qytet mund të kenë vdekur deri në 20000 persona.
Dje qeveria në lindje tha se numri zyrtar i viktimave është 3252, teksa OBSH ka thënë se afro 4000 persona të vrarë nga vërshimet janë identifikuar.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës