Lajme

OKB bën thirrje për të lejuar eksportin e plehërave kimike nga Rusia

OKB u ka bërë thirrje vendeve në mbarë botën që të heqin barrierat për eksportet e plehrave kimike nga Rusia.

“Bota nuk mund të lejojë që problemet globale të aksesit të plehrave kimike të bëhen një mungesë globale e ushqimit, prandaj OKB-ja u bën thirrje të gjithë aktorëve të përshpejtojnë heqjen e çdo pengese të mbetur për eksportin dhe transportin e plehrave kimike në vendet më në nevojë”, tha OKB dje në mbrëmje, pas bisedimeve me zëvendësministrin e Jashtëm rus, Sergei Vershinin dhe delegacionin e tij në Gjenevë, transmeton dpa, përcjell albinfo.ch.
Rusia kishte vënë në pikëpyetje vazhdimin e marrëveshjes së grurit të korrikut që lejonte eksportet e Ukrainës përmes Detit të Zi.
Rusia kishte bllokuar eksportet që nga fillimi i luftës kundër vendit fqinj.

Marrëveshja aktuale skadon më 19 nëntor.
Eksporti i papenguar nga Rusia i ushqimeve dhe plehrave kimike, përfshirë amoniakun, ishte fokusi i bisedimeve, së bashku me një zgjatje të marrëveshjes së grurit.