Ukraina
OKB: Më shumë se gjysma e ukrainasve të larguar strehohen në Poloni
Organizata e Kombeve të Bashkuara thotë se më shumë se 7 milionë ukrainas janë larguar nga vendi që nga nisja e sulmit rus më 24 shkurt.
Pushtimi rus i Ukrainës ka shkaktuar eksodin më të madh të viteve të fundit në botë. Organizata e Kombeve të Bashkuara deklaroi të shtunën se 7.3 milionë ukrainas janë larguar nga vendi që nga nisja e konfliktit më 24 shkurt të këtij vitit.
Llogaritja e numrit të refugjatëve është bërë në bazë të të dhënave që qytetarët kanë deklaruar në pikat kufitare të shteteve ku ata kanë hyrë. Sipas OKB-së, shifra mund të rritet nëse konflikti vijon. Ndërkohë që të dhënat zyrtare mungojnë për numrin e emigrantëve ukrainas që kanë hyrë në territorin e Federatës Ruse.
Rreth 3 milionë refugjatë strehohen në Poloni. Ndërsa në me qindra-mijëra numërohen në shtetet kufitare si Sllovaki, Hungari dhe Moldavi. Gjermania ka strehuar rreth 800 mijë.
Në total janë mbi 44 shtete të botës që kanë pranuar të strehojnë refugjatë ukrainas. Para nisjes së konfliktit, Ukraina numëronte 37 milionë banorë rezidentë./Euronews
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën













