Kriza në Ukrainë
OKB konstaton se edhe Ukraina ka kryer krime lufte
Si Rusia, edhe Ukraina, të dyja kanë kryer krime lufte, duke torturuar të burgosurit përgjatë 9 muajve të konfliktit. Konfirmimi vjen nga zyra për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara, e cila ka evidentuar përdorimin e shokut elektrik.
Raporti është bazuar nga monitorimet e ekipit të Kombeve të Bashkuar, i cili ka intervistuar më shumë se 100 të burgosur lufte në secilën anë të konfliktit që nga prilli.
Kryetarja e ekipit të monitorimit të misionit Matilda Bogner, deklaroi në një konferencë në Gjenevë se pjesa më e madhe e të burgosurve ukrainas që ata intervistuan, të mbajtur nga forcat ruse, raportuan tortura dhe keqtrajtime. Ajo dha shembuj të sulmeve të qenve, ekzekutime, goditje elektrike dhe dhunë seksuale.
“Ne gjithashtu dokumentuam raste të keqtrajtimit të robërve rusë të luftës në rajonin e Dnipropetrovska dhe në disa objekte paragjyqësore, duke përfshirë të ashtuquajturat ‘rrahje mikpritëse’. Ne morëm pretendime për internim të zgjatur në vende joformale të paraburgimit, si bodrumet e rojave apo shtabet ushtarake”, raportoi ajo, transmeton cnn, përcjell albinfo.ch.
E pyetur për shkallën e abuzimeve në të dy kampet e luftës, ajo tha se keqtrajtimi i të burgosurve ukrainas nga rusët ishte sistematik, kurse jo sistematik për ushtarët rusë nga ukrainasit.
Intervistat me të arrestuarit ukrainas u kryen pas lirimit të tyre, pasi Rusia nuk u dha hetuesve akses në vendet e paraburgimit, ndërsa Ukraina u dha akses konfidencial për të burgosurit e luftës në vendet e internimit, ku folën me ta.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë