Lajme
OKB kërkon 8 miliardë dollarë për të vaksinuar 40% të popullsisë globale deri në fundvit
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, bëri thirrje për të grumbulluar 8 miliardë dollarë për të vaksinuar në mënyrë të barabartë 40% të njerëzve në të gjitha vendet e botës, deri në fund të vitit, pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) nisi një plan që synon të vaksinojë 70% të botës nga mesi i vitit 2022.
Guterres i kërkoi vendeve anëtare të G20-ës të përmbushin “dëshirën e tyre për të vaksinuar botën” në një samit në Romë, këtë muaj. “Të mos kesh shpërndarje të barabartë të vaksinave nuk është vetëm një mungesë morali, por është edhe budallallëk”, tha ai në një konferencë të përbashkët shtypi me Drejtorin e Përgjithshëm të OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Deri tani, më shumë se 6.3 miliardë doza të vaksinave të koronavirusit janë administruar në nivel global. Por më shumë se gjysma e botës nuk ka marrë ende një dozë të një vaksine COVID-19, sipas Our World in Data, dhe më pak se 5% e afrikanëve janë vaksinuar plotësisht. Plani i OBSH-së bën thirrje që vendet me nivel të lartë vaksinash të lejojnë që dërgesat e pritshme të dozave shtesë të shkojnë së pari për programin COVAX dhe Trustin Afrikanik të Marrjes së Vaksinave (AVAT), për t’i shpërndarë ato atje ku janë më urgjente. OKB gjithashtu dëshiron që kombet më të pasura të përmbushin dhe të përshpejtojnë angazhimet e tyre për shpërndarjen e dozave të vaksinave dhe dhurimet ndaj COVAX.
Ajo i bën thirrje prodhuesve të ilaçeve që t’u japin përparësi dhe të përmbushin urgjentisht kontratat e vaksinave me programet COVAX dhe AVAT, si dhe të jenë transparentë për të dhënat mujore të prodhimit dhe të japin afate të qarta mujore për furnizimet për COVAX, AVAT dhe vendet me të ardhura të ulëta.
Tedros gjithashtu ngriti pyetjen pse vendet nuk ishin në gjendje të binin dakord për heqjen e përkohshme të të drejtave të pronësisë intelektuale mbi vaksinat dhe terapitë ndaj COVID-19. “Prodhuesit dhe qeveritë duhet t’ja bëjnë vetes këtë pyetje,” tha ai. Negociatat për një lëvizje të tillë – të propozuar nga Afrika e Jugut dhe India një vit më parë – janë bllokuar, thanë burimet të hënën pas një takimi mbi këtë temë.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim