Kriza në Ukrainë
OKB kërkon 5.5 miliardë dollarë për Ukrainën
OKB-ja kërkoi sot 5,6 miliardë dollarë (5,2 miliardë euro) për të mbuluar nevojat humanitare këtë vit të 11,1 milionë banorëve në Ukrainë dhe 4,2 milionë refugjatëve dhe komuniteteve të tyre në pritje në Evropë.
“Pothuajse një vit më vonë, lufta vazhdon të shkaktojë vdekje, shkatërrim dhe zhvendosje çdo ditë dhe në një shkallë marramendëse”, tha në një deklaratë shefi i operacioneve humanitare të OKB-së, Martin Griffiths, transmeton afp, përcjell albinfo.ch.
“Ne duhet të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për të arritur komunitetet më të vështira, përfshirë ato afër vijës së frontit. Vuajtjet e popullit ukrainas nuk kanë mbaruar, ai vazhdon të ketë nevojë për mbështetje ndërkombëtare”, shtoi ai.
Këtë vit, agjencitë humanitare të OKB-së do të kërkojnë 3,9 miliardë dollarë për të ndihmuar 11,1 milionë banorë në Ukrainë dhe 1,7 miliardë dollarë për të përmbushur nevojat e 4,2 milionë refugjatëve dhe komuniteteve të tyre të pritjes në vende të ndryshme të Evropës Lindore.
Pjesa më e madhe e ndihmës për refugjatët do të shkojë në Poloni, vendi kryesor pritës për refugjatët në Evropën Lindore, dhe në Moldavi, përmes së cilës kalojnë shumë refugjatë përpara se të shkojnë diku tjetër në Evropë.
”Që nga janari, rreth 4,9 milionë ukrainas ishin regjistruar nën skemën e mbrojtjes së përkohshme të BE-së ose skema të krahasueshme në vende të tjera evropiane pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt 2022”, sipas OKB-së.
Rreth 86% e refugjatëve janë gra dhe fëmijë.
“Evropa ka dëshmuar se është e aftë për veprime të guximshme kolektive për të ndihmuar refugjatët”, tha në një deklaratë shefi i agjencisë së refugjatëve të OKB-së, Filippo Grandi.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra