Bota
OKB-ja e ratifikoi Paktin Global për Migracionin me shumicë të qartë
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, të mërkurën në Nju Jork, me shumicë të madhe ratifikoi Paktin Global për Migracionin, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar për një “migrim të sigurt, të rregulluar dhe të rregullt”.
Gjatë një sondazhi, 152 vende votuan në favor të Paktit, i cili u ratifikua në Marok, në fillim të dhjetorit, nga 165 anëtare të Kombeve të Bashkuara. Të mërkurën dymbëdhjetë abstenuan dhe pesë votuan kundër Shtetet e Bashkuara, Hungaria, Republika Çeke, Polonia dhe Izraeli.
Deri të mërkurën, sipas diplomatëve, Uashingtoni nuk ka ndalur presionin e drejtpërdrejtë dhe të tërthortë ndaj vendeve, që të mos i përmbahen Paktit. Ky dokument provokoi gjithashtu ndarjen e koalicionit qeveritar në Belgjikë, të pikësynuar nga dorëheqja e së martës të kryeministrit të saj, Charles Michel, i cili kishte miratuar paktin në Marok.
Pakti identifikon një sërë parimesh – mbrojtjen e të drejtave të njeriut, fëmijët, njohjen e sovranitetit kombëtar dhe shfleton mundësi të ndryshme për bashkëpunim, si shkëmbimi i informacionit dhe ekspertizës ose integrimi i migrantëve. Ai mbron ndalimin e arrestimeve arbitrare, duke lejuar arrestimet vetëm si mjet i fundit, transmeton albinfo.ch
Teksti, i cili njihet zyrtarisht si “Pakti i Marrakeshit për Migracionin”, kërkoi ratifikimin në Nju Jork si për çdo tekst të miratuar jashtë selisë së Kombeve të Bashkuara.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën