Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Gjermani: Vijon shprëndarja e teksteve mësimore “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare” Vijon shprëndarja e teksteve mësimore “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, dhuratë e qeverisë shqiptare, në Landin...
-
Düsseldorf: Marigona Qerkezi, me performancën e saj, ngre në këmbë publikun
-
Austri: 16 ekipe shqiptare, pjesëmarrëse në Turneun e Pavarësisë
-
Shasime Osmani synon të sjellë një zë shqiptar dhe emigrant në Asamblenë e Bernës
-
“Aktive Pflege” e Sejat Sylejmanit, një histori suksesi në Austri
Jeta në Zvicër
-
Rritja e kostove të shërbimeve shëndetësore, si të veproni? Nga viti 2026, rreth 300 milionë franga zvicerane në kosto shëndetësore do të kursehen çdo...
-
Pothuajse gjysma e popullsisë në Zvicër tregojnë shenja të varësisë nga smartfonët
-
Rigjykohet kosovari për vrasjen e domenikanit në St. Gallen
-
Rritje e kostove për shtëpitë dhe kujdesin e të moshuarve
-
Të ardhurat mesatare të familjeve zvicerane ishin 6,902 franga në vitin 2022