Lajme
Oficeri gjerman dënohet me 3 vjet e gjysmë burg, spiunoi në favor të Rusisë
Një oficer gjerman është dënuar me tre vjet e gjysmë burg për akuzën e spiunazhit në favor të Rusisë.
Personi, i identifikuar vetëm si Thomas H, ishte kapiten në zyrën e prokurimeve të ushtrisë kur kontaktoi ambasadën ruse në Berlin dhe transmetoi informacione sekrete.
Policia gjermane e arrestoi atë në qytetin e Koblenz në gusht dhe e akuzoi për ndarjen e fotografive të sistemeve të trajnimit të municioneve dhe teknologjisë së avionëve.
54-vjeçari pranoi në një gjykatë në Düsseldorf se i kishte kaluar informacione Rusisë, duke thënë se ishte një “ide e keqe” dhe se ai ishte penduar për veprimet e tij.
Prokurorët thanë se burri iu afrua Ambasadës ruse në Berlin dhe konsullatës në Bon pa nxitje dhe vazhdimisht iu vetofrua Rusisë.
Ata thanë se ai fotografoi dosje të ndjeshme ushtarake dhe dërgoi informacione përmes një kutie letrash në ndërtesën e konsullatës në Bon.
Në një deklaratë përmbyllëse, burri tha se kishte kontaktuar me ambasadën, pasi u shqetësua për rrezikun e luftës bërthamore të nxitur nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik