Lajme

Oficeri dhe inxhinieri shqiptar, në marinën amerikane

Jon Matiani është një i ri shqiptar, i cili punon si oficer dhe inxhinier në marinën amerikane, transmeton albinfo.ch.

Në një intervistë ai tregon për familjen e tij, studimet dhe pse zgjodhi jetën ushtarake. Matiani thekson se nga shkolla e mesme është marrë me robotikë dhe aty shfaqi interesin e parë për inxhinierinë.

Ai vendosi të aplikojë në marinën amerikane për t’u bërë inxhinier, nga qyteti i Teksasit, ku dhe jetonte.

“Amerika ka 7 akademi marine, tek ajo që shkova unë, është e vetmja në jug të Amerikës”, shprehet ai.