Shkurt.ch

Oficerët zviceranë për rritjen e armatës

Bashkësia zvicerane e oficerëve ka kundërshtuar qëndrimin e qeverisë së Zvicrës për zvogëlimin e numrit të ushtarëve të Armatës Zvicerane në 80.000 ushtarë. Ata kërkojnë që kjo armatë të ketë 120 mijë ushtarë dhe t`i rritet buxheti.

Në vend të 4.4 miliardë franga sa ka sot në dispozicion, ushtria duihet t`i ketë 5.3 miliardë franga, kërkon bashkësia.

Më tutje oficerët tërheqin vërejtjen se “Zvicra në vitet në vijim do të jetë në qendër të një zone jostabile dhe do t`i nënshtrohet një sërë rreziqesh”.

Parlamenti Nacional do të jetë ai që në fund do të vendosë mbi madhësinë dhe buxhetin e armatës.