Kosova

Oficerët e FSK-së diplomojnë në Britani

Bëhet fjalë për Gentiana Karpuzi dhe Emir Vllasa

Ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Lirim Greiçevci ka bërë të ditur se në Akademinë e Trajnimit Fizik të Ushtrisë Britanike kanë diplomuar dy oficerë të FSK-së.

Bëhet fjalë për Gentiana Karpuzi dhe Emir Vllasa.

“Sot, së bashku me Gjeneral Zymer Halimin dhe Kolonel Naim Hazirin nga Forca e Sigurisë e Kosovës, morëm pjesë në ceremoninë e diplomimit të dy oficerëve të FSK-së, Gentiana Karpuzi dhe Emir Vllasa, në Akademinë e Trajnimit Fizik të Ushtrisë Britanike”, ka shkruar ambasadori i Kosovës në rrjetet sociale, përcjell albinfo.ch.

Kjo akademi radhitet si një nga programet më të vështira për t’u përfunduar, madje Gentiana ka marrë edhe mirënjohje të veçantë. “Oficerja Karpuzi mori edhe një mirënjohje të veçantë për rezultate të larta në trajnim. Të dy oficerët, të diplomuar sot, do t’i zbatojnë në FSK shkathtësitë e tyre të fituara në këtë akademi prestigjioze, bazuar në standardet më të larta ushtarake”, theksoi Lirim Greiçevci.