Uncategorized
OEK: Vjedhjet e bizneseve, rrezik për investime në Kosovë
Afaristët kërkuan nga MPB që të merren masa për mbrojtjen e bizneseve nga hajnat, sepse kjo dukuri, sipas tyre, është në rritje dhe dëmi që po pësojnë bizneset po janë të mëdha
Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovë u kanë rekomanduar institucioneve vendore në Prishtinë, që të ndalin vjedhjen ndaj bizneseve e cila përveç që është bërë dukuri, po krijon rrezik për investime të reja. Këto deklarata përfaqësuesit e OAK-së ia adresuan sot ministrit të Punëve të brendshme të Kosovës, Flamur Sefajt.
Ky i fundit ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës të kryesuar nga kryetari i Bordit të OAK-së, Skender Krasniqi, drejtorin ekzekutiv, Ismet Mulaj.
Krasniqi e informoi ministrin Sefaj, për shqetësimet e afaristëve në lidhje me vjedhjet e shumta që po ndodhin kohëve të fundit nga persona të pandërgjegjshëm. Krasniqi, kërkoi nga ministri që të merren parasysh shqetësimet e afaristëve, sepse kjo dukuri është në rritje dhe dëmi që po pësojnë bizneset po janë të mëdha.
Kurse Lulëzim Begaj, anëtar i bordit i Odës, njëherit pronar i Kosmonte Foods, e njoftoi ministrin Sefaj me raste konkrete të plaçkitjeve në pronën e tij, por edhe të bizneseve tjera. Gjithashtu foli edhe për pasigurinë që po e kanë pas vjedhjeve të mëdha që po u bëhen atyre.
Begaj, u shpreh shumë i indinjuar nga mos efikasiteti i organeve të drejtësisë për zbulimin e rasteve.
Edhe përfaqësuesi i Elkos Group, Arsim Selmonmusaj, tregoi për nevojën imediate të përmirësohet gjendja e sigurisë e me theks të veçantë për sektorin privat.
Ministri Sefaj, ndërkaq iu premtoi atyre që do mundohet t’i adresoi të gjitha kërkesat e tyre, pasi është mjaft i interesuar që të ofrojë një ambient sa më të sigurt për të bërë biznes, duke qenë se afaristët janë ata që krijojnë mirëqenien dhe zhvillimin ekonomik. Në takim u diskutua edhe për mundësit e pajisjes së sigurimit me armë, në mënyrë që të kenë mundësi të mbrojnë pronën ku ata sigurojnë.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Pse Cyrihu ka nevojë për më shumë punëtorë Cyrihu kërcënohet nga një mungesë përkeqësimi e fuqisë punëtore që pritet të ndikojë në ekonominë e...
-
Vinjetë e re, çiklistët duhet të bashkëfinancojnë ndërtimin e rrugëve
-
Si rritja e ‘apartamenteve të biznesit’ po e përkeqëson mungesën e banesave në Cyrih
-
Cilat janë rregullat zvicerane nëse nuk mund të shkoni në punë për shkak të motit të keq?
-
Avokatja e Gjenevës u kërkon drejtuesve të mjeteve të kundërshtojnë të gjitha gjobat