Kosova

OEK e “The Heritage Foundation” për promovimin e Kosovës në botë

“Këtë vit po diskutojmë për mundësinë që të kemi aktivitete që nuk janë të njëhershme ose me karakter lokal, por të kemi aktivitete me karakter global që e promovojnë ekonominë e Kosovës”, ka thënë Rukiqi.

Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës ka pritur në një takim një delegacion të organizatës prestigjioze në ShBA “The Heritage Foundation”, e cila ndikon politikat publike përmes hulumtimeve. Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi, ka deklaruar se ata kanë diskutuar për  mundësitë e bashkëpunimit, sidomos të ripozicionimit të Kosovës në hartën globale ekonomike. a

“Këtë vit po diskutojmë për mundësinë që të kemi aktivitete që nuk janë të njëhershme ose me karakter lokal, por të kemi aktivitete me karakter global që e promovojnë ekonominë e Kosovës”, ka thënë Rukiqi.

Ndërsa Nenaxher i hulumtimeve dhe autor i publikimit “Indeksi i Lirisë Ekonomike”, Anthony Kim, kathënë se ka ardhur koha që Kosova të fillojë t’i bëjë gjërat për të cilat flet. Ky fondacion publikon çdo vit indeksin për liri ekonomike në gazetën prestigjioze amerikane “Ëall Street Journal”, pjesë e të cilit është dhe Kosova