Lajme
OEGJK: Rritet për 39% eksporti nga Kosova në Gjermani
Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare ka njoftuar se eksporti nga Kosova në Gjermani është rritur për 39% në vitin 2021, transmeton albinfo.ch.
Kjo Odë ka potencuar se Kosova ka potencial për të ofruar produkte cilësore.
“Për disa kompani gjermane, Ballkani Perëndimor, e në veçanti Kosova, janë territor akoma i paeksploruar, por me shumë potencial për gjetjen e furnitorëve të rinj. Prodhuesit kosovarë mund të ofrojnë produkte cilësore që transportohen në rrugë më të shkurtra dhe më të shpejta, se sa kur furnizimi bëhet nga Azia”, thuhet në shkrimin e OEGJK-së.
Oda Ekonomike Gjermani-Kosovare ka theksuar të ketë përkrahur kompanitë gjermane nga sektori i përpunimit të metalit, plastikës dhe drurit që të gjejnë partnerë potencialë në Kosovë.
“OEGJK ka ndërtuar ura lidhëse me gjashtë shoqata gjermane në sektorin e ndërtimtarisë, për të mundësuar kontakt me kompani prodhuese kosovare. Gjithashtu, përmes takimeve B2B në kuadër të Konferencës Western Balkans Purchasing Initiative, ku OEGJK është partner, janë krijuar mundësi të reja për kompanitë anëtare të OEGJK-së që të fillojnë bashkëpunimin me kompani gjermane dhe ta rrisin eksportin”, përfundon njoftimi i kësaj Ode, përcjell Albinfo.ch.
https://www.facebook.com/289010644517674/posts/4750875334997827/?d=n
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut Në kantonin e Cyrihut që nga fillimi i vitit ka qenë në fuqi një ndalim i...
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim
-
Fuqia punëtore zvicerane e prodhimit të orëve mbetet e qëndrueshme në tregun e vështirë