Kosova
Oda Ekonomike Zvicerane promovon verërat dhe birrën kosovare në Zvicër
Kjo është hera e parë që produktet kosovare promovohen nga Oda Ekonomike Zviceran për Europën Qendrore. Prodhuesit kosovarë kanë ofruar 16 lloje të verërave të bodrumeve të Kosovës për degustim. Birra e Pejës e cila ka kohë që gjendet në marketet zvicerane, ishte e vetmja birrë kosovare që ishte pjesë e promovimit në Zvicër
Përpjekjet e prodhuesve kosovarë të verërave dhe birrës së Pejës për të depërtuar më fuqishëm në rrjetet e marketeve të mëdha zvicerane, kanë marrë një mbështetje të madhe nga Oda Ekonomike Zvicerane për Europën Qendrore.
Bordi dhe menaxhmenti i Odës Ekonomike Zvicerane për Europën Qendrore i ka ftuar sipërmarrësit, eskpertët dhe diplomatët për të startuar sukseshëm vitin 2019 me degostimin e verërave kosovare dhe birrës së Pejës.
Kjo ngjarje ka zgjuar vëmendjen e afaristëve shqiptarë që jetojnë në Zvicër, stafit diplomatik të Kosovës dhe diplomatëve të vendeve tjera që kishin ardhur për degostim të verërave kosovare.
Ky event është organizuar me mbështetje të ambasadores së Kosovës, Nazane Breca dhe konzullin në Cyrih, Islam Spahija. Kryesuesja e Odës Ekonomike Zvicerane për Europën Qendrore është shprehur me tone mjaftë pozitive për organizimin dhe shijën e verërave kosovare.
Në këtë promovim kanë marrë pjesë shtatë bodrume të Kosovës dhe janë prezantuar me rreth 16 lloje të verërave.
Drejtoresha e Odës Ekonomike të Zvicrës për Evropën Qendrore, Felicitas Y. Gawenat vlerëson lartë bashkëpunimin me Ambsadën e Kosovës në Zvicër
<<Kjo është një ngjarje fantastike, e tëra është mbështetur nga ambasada dhe konzullata e Kosovës dhe natyrisht edhe specialitetet italiane nga Nino dhe vera fantastike. Unë jam e ngazëllyer. Ju e shihini, njerëzit janë ende këtu dhe po zbaviten>>, shprehet me një buzëqeshje të lumtur, drejtoresha e Odës Ekonomike të Zvicrës për Europën Qendrore, Felicitas Gawenat.
Ajo ende nuk e ka vizituar Kosovën, por thotë se Kosova ëhtë në maje të listës si vend për ta vizituar dhe shtonë <<Unë kurrë nuk kisha provuar më parë një verë kosovare. Sonte kam provuar verën Rizling të bardhë dhe ishte shumë e mirë. Edhe do ta bleja, e parë që kjo verë importohet në Zvicër>>
Drejtoresha e SEC vlerëson me nota të larta kontakte e mira me ambasadën në Bernë dhe konzullatën në Cyrih e Gjenevë. Ajo thotë se ata janë shumë aktiv dhe të orientuar në ekonomi. Ata duan që edhe produktet kosovare ti sjellin në tregun zviceran dhe që t’i mbështesin kompanitë kosovare.
Shanset, sipas saj, janë shumë të mira për të depërtuar në tregun zviceran, duke u nisur edhe nga diaspora e fuqishme kosovare që jeton këtu.
<<Ju keni një imortues që sjellë vërëra nga Kosova dhe me kaq shumë lloje të verërave të kosovës sonte këtu, unë nuk kam llogaritur. Natyrisht nuk kam llogritur>>, shprehet e habitur ajo.
<<Kosova nuk është se njihet si vend i prodhimit të verërave. Unë jam poashtu e befasuar edhe me cilësinë e mirë të verërave>>, hapi tjetër ndoshta do të ishte java kosovare thotë më tej për albinfo.ch Felicitas Gawenat. „Po, kështu do të veproja unë; një javë kosovare e kombinuar me verëra e specialitete kosovare“.
Konsulli i Republikës së Kosovës në Cyrih, Islam Spahija: Serbia është munduar ta pengojë organizimi e promovimit të produkteve kosovare nga Oda Ekonomike e Zvicrës për Evropën Qendrore
<<Në kuadër të asaj që e quajmë diplomaci ekonomike, ne në bashkëpunim me Odën ekonomike të Zvicrës kemi dhënë propozimin si ti sjellim produktet tona në Zvicër. Ata e kanë shqyrtuar propozimin tonë por kanë pasur rezerva a i plotësojmë ne kriteret e këtyre produkteve për të hyrë në tregun zviceran pa u dëmtuar imazhi i tyre>>.
Krahas hamendësimit zviceran, diplomacia kosovare është dashur të merret edhe me propaganden serbe e cila është munduar ta pengojë mbajtjen e këtij eventi.
<<Vështirësitë që na janë paraqitur për organizimin e një eventi të promovimit të verërave të Kosovës është edhe rasti kur shteti serb është munduar ta pengojë organizimin e promovimit të produkteve tona në Zvicër dhe ne na është dashur të punojmë shumë në këtë drejtim që ky event mos të deshtojë si pasojë e propagandës serbe>>, thotë konzulli i Republikës së Kosovës në Cyrih, Islam Spahija duke veçuar punën e mirë që po bëjnë bashkë me sipërmarrësit për të sjellë dhe promovuar sa më tepër produkte kosovare në tregun zviceran.
<<Ne kemi arritur t’i bindim përfaqësuesit e Odës Ekonomike Zvicerane për organizimin e promovimit të verërave dhe birrës së Kosovës dhe sonte këtu, përfaqësuesit e Odës Ekonomike Zvicerane, e kanë parë që verërat janë të në cilësie të mirë dhe ky manifestim tregon që këta ndjehen të kënaqur>>, thotë për albinfo.ch konzulli Islam Spahija.
© 2019 ALBINFO.CH
Astrit Panxha, drejtor ekzekutiv në Klubin e Prodhuesve të Kosovës:
Kosova ka krijuar kualitet në shumë sektor sidomos në produktet ushqimore, por ende duhet të punohet që këtë kualitet ta shndërrojmë në një pjesë të kulturës tonë. Kur t’i sjellim në Zvicër verërat tona mos t’i konsumojë vetëm diaspora jonë por edhe zviceranët, të cilët kur e konsumojnë birrën e Pejës, ata do të fillojnë të pyesin edhe për qytetin e Pejës, se ku gjendet ky qytet, a ja vlen të vizitohet kjo pjesë e Kosovës. Kur flasim për verën e Rahovecit, pyesin për regjionin e Rahovecit. Do të thotë përvec shijes së mirë ta njohin edhe kulturën tonë shqiptare.
«Ne duhet të punojmë me perfaqësitë e tona kosovare dhe organizatat në diasporë që produktet tona t’i brendojmë si pjesë e kulturës tonë»
«Ne duhet t’i tregojmë zviceranëve që kemi kulturë dhe traditë të prodhimit të verërave dhe produkteve tjera. Ne jemi të vonuar për ta prezantuar edhe kulturën tonë»
Importuesit e produketeve të Kosovës janë ambasadorë të vendit
Ai pranon se Kosova deri më tani nuk i ka përkrahur distributorët e produkteve jashtë vendit. «Ne si organizatë jemi duke punuar vazhdimisht që të dëshmojmë se këta janë ambasadorë të vendit përveç përfaqësive diplomatike dhe konsullore të Kosovës. Këta krijojnë të hyra për Kosovën dhe i ndihmojnë rinisë që të punësohen në vend. Ne kemi dështuar si shtet ngase mekanizmat që janë në fuqi nuk janë duke u zbatuar.Por ne ende nuk e kemi kuptuar se ata janë ambasadorë të Kosovës».
Ne kemi krijuar një brend që quhet «Made in Kosova», por jo vetëm për produkte ushqimore, por për film, sport dhe kulturë dhe prezantime të këtilla duhet të organizohen shumë më shpesh, thotë Panxha
Baca Merlot, vera e vreshtarit kosovar me 33 vjet përvojë punë në vreshtaritë e Zvicrës
<<Kam verërat mia në Kosovë të varitetit Merlot. Verën e bëj vetë, një pjesë e pi me familje dhe shokë kurse pjesën tjetër e ndaj dhe e shes mënjëherë në tregun zviceran>>, thotë vreshtari Rexhep Kryeziu, i njohur si baca Merlot. Ai tërë jetën i aka kushtuar kultivimit të rrushit dhe përpunimit të verës
Nga përvoja e gjatë e punës në vreshtari, Rexhep Kryeziu, ka nxjerrë verën me emrin “Baca’s Merlot”. <<Venën time unë nuk e shperndaj nëpër shitore. Pas përpunimit verën e shes aty ku e bëj mbushjen, në Zvicër. Ata pastaj e shesin. Për çdo vjet i marrë 200 deri në 240 shishe që i pijë unë vetë me familje e shokë. Kurse tjetrën, deri në 700 shishe verë i lë për 17 fr.-shishen bodrumit ku e mbushi>>, tregon ai historinë e përpunimi të verës kosovare që mbushë në Zvicër në vreshtarinë ku punon që me tepër se dy dekada.
<<Unë kam qenë i angazhuar një kohë edhe në Kosovë përmes Gizit gjerman dhe aty kam punuar si këshilltar. I kam këshilluar prodhuesit si përpunohet rrushe e vena. Në fillim, të them të drejtën s’ka mundë të pi verë të Kosovës, se ka pasur shumë përmbajtje të acideve-thartirë. Mirëpo tani, verërat e Kosovës janë shumë përpara sepse tokat e Kosovës janë shumë të pasura me minerale dhe kur rrushi ka një përpunim adekuat produkti del shumë i mirë>>, shprehet baca Merlot.
Rexhep Kryeziu, i cili njihet si baca Merlot, ka botuar disa libra për verërat. Botimi i fundit është libri Verën; zbulojeni, provojeni dhe shijojeni.
Birra Peja, pija të cilën e gjeni në shumicën e marketeve të Zvicrës
Distributori i birrës së Pejës në Zvicër Rexhep Berisha, e vlerëson si shumë të rëndësishëm këtë event që shënon promovimin e parë të produkteve të Kosovës në Cyrih me birrën e Pejës dhe disa verërave nga Kosova.
<<Prej se kam filluar me importin e produkteve nga Kosova është çdo ditë e më mirë e në rritje e sipër. Çdo produkt që është cilësor është në tregun e Zvicrës. Besoj që në të ardhmën edhe më shumë produkte do te kemi në tregin e Zvicrës>>
Ai beson se që nga qershori i këtij viti shumë produkte nga Kosova do të futen në tregun zviceran pa pengesa, sepse përveç pengesa doganore e mungesës së një marrëveshjeje bilaterale, ka munguar edhe cilësia dhe mbishkrimi të disa produkte.
<<Birra e Pejës ka depërtuar në shumë supermarkete dhe atë nuk e konsumojnë vetëm shqiptarët, por edhe nacionalitete të tjera e sidomos zviceranët, portugezë e të tjerë>>, veçon Berisha.
Sipas tij, verërat e Kosovës që vijnë këtu janë të një cilësie të lartë, por pa këso evente e këso lloj degustimesh, nuk mund ta dinë konsumatorët çfarë produkte e cilësie janë verërat e Kosovës.
Përndryshe birra e Pejës ka depërtuar në një treg shumë të gjerë të marketeve zinxhrore si Coop, Otto’s, Lidl, Spar, etnomarkete dhe të tjera markete.
Kosova Wine njër ndër verërat që është më së shumti prezente në tregun zviceran
<<E vlerësoj shumë pozitivisht këtë event që ka mbledhë shumë vreshtarë të Rahovecit e Kosovës, thotë përfaqësuesi i saj>>, Kujtim Krasniqi.
Ai kërkon të organizohen me shpesh evente të këtilla sepse vetëm në këtë mënyrë, sipas tij, mund të depërtojnë produktet e Kosovës.
<<Sonte ky promovim i verërave të Kosovës ka qenë për ne shumë i suksseshëm. Unë personalisht jam munduar të përfaqësoj jo një produkt apo një bodrum, jam munduar të përfaqësoj krejt verërat e Kosovës>>, thotë Krasniqi.
Vera e kuqe me emrin e presidentit Rugova
<<Ideja ka qenë me pru një produkt të Kosovës për me përfaqësu Kosovën këtu në Zvicër në një formë lobimi për shtetin tonë>>. Moitivi që e kam shtyrë Maliqin të nxjerrë në treg një verë me figurën presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, është ta promovojë Kosovën përmes tij.
<<Unë dua ta prezantoj Kosovën përmes presidentit Rugov. Ky ka qenë motivi për të nxjerrë në treg verë me emrin e presidentit Rugova. Kjo verë ka 4 muaj që është në treg dhe konsumatorët mund ta gjejnë në Cyrih, Gjenevë dhe në Basel, ne marketin Spar të sipërmarrësit Anton Gjergjaj dhe me porosi online>>, thotë ai për albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi “Aktualisht presim mbi 15 orë. Pompa e fundit e benzinës ishte e stërmbushur tërësisht”, thotë për...
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
Jeta në Zvicër
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi “Aktualisht presim mbi 15 orë. Pompa e fundit e benzinës ishte e stërmbushur tërësisht”, thotë për...
-
Pronarët e shtëpive të dyta do të përballen me taksa më të larta
-
Hotelet e Bazelit nuk duhet të rrisin shumë çmimin për shkak të Eurovizionit
-
Festivali Federal i Muzikës 2026 do të mbahet në Biel
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë