Kosova
Oda Ekonomike e Kosovës përkrah bizneset nga Lugina e Preshevës
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, dje, në Bujanoc ka marrë pjesë në Konferencën Ekonomike të organizuar nga Unioni i Afaristëve “Vizioni”.
Sipas njoftimit, gjatë konferencës u diskutua mbi rëndësinë e mbështetjes së zhvillimit ekonomik të Kosovës Lindore.
Rafuna është shprehur se mënyra më e mirë për të ndihmuar zhvillimin ekonomik të Luginës së Preshevës është duke u njohur mallrave që prodhohen në atë pjesë “statusin e mallrave të privilegjuar”, që nënkupton taksa më të ulëta me rastin e importimit në Shqipëri dhe Kosovë, si dhe procedura të thjeshtëzuara dhe me kosto 0 për plasimin e produkteve të prodhuara në Luginën e Preshevës, transmeton albinfo.ch.
Sipas tij, kjo është mënyra më e mirë e cila përveç ndikimit në rritjen e prodhimit të produkteve, gjithashtu si rajon do të bëhet më shumë tërheqës sesa çdo pjesë tjetër e Serbisë për investime dhe fillimin e prodhimit të ndonjë produkti.
Tutje, ai u ka bërë thirrje bizneseve të Luginës të jenë pjesë e Panairit Vjeshtor Agri-Renew 2024, i cili fillon me datë 21 tetor në Prishtinë. Në këtë Panair, bizneset nga Lugina do të jenë pjesë e hapësirës ekspozuese për Unionin e Bizneseve nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Florentina Mallaku Bytyqi kandidon për SVP-në dhe përballet me kritika kur është bërë e njohur kandidatura e saj ajo është ballafaquar edhe me komente negative si:...
-
Suedi: Aida Birinxhiku emërohet anëtare e Komisionit Parlamentar për Çështjet e BE-së
-
Në Kuvendin e Suedisë, deputeti Arbër Gashi ka iniciuar një mocion të rëndësishëm
-
I madhi Shaq, edhe ne të themi: faleminderit, danke, merci, grazie!
-
Shqiptarët dhe zgjedhjet në Austri
Jeta në Zvicër
-
Zvicra zgjeron opsionet e shërbimit “Air Rail” në vendpushimet alpine Linja ajrore SWISS dhe kompania kombëtare hekurudhore SBB kanë zgjeruar shërbimin e tyre Air Rail në...
-
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër në muajin tetor
-
Vetëm 22% e menaxherëve të lartë në Zvicër, janë gra
-
Solothurn, qyteti më i mirë barok në Zvicër
-
Murten, zgjidhet fshati më i bukur në Zvicër për vitin 2024