Kosova
Oda Ekonomike e Kosovës kërkon pezullimin e vendimit të ZRrE-së për tregun e hapur të energjisë

Oda Ekonomike e Kosovës i është drejtuar Avokatit të Popullit me kërkesë që, në emër të interesit publik dhe bazuar në kompetencat e tij ligjore e kushtetuese, të iniciojë këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese për pezullimin e vendimit të ZRrE-së për një periudhë kohore prej të paktën një viti.
“Kjo kërkesë vjen me qëllim mbrojtjen e bizneseve nga rritja e mundshme e çmimit të energjisë elektrike, e cila do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e kostos së prodhimit apo shërbimit. Një rritje e tillë do të ndikonte negativisht në konkurrueshmërinë e bizneseve në tregun e brendshëm dhe atë të jashtëm, duke ulur gjithashtu standardin jetësor të qytetarëve”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.
Me kërkesë të Zyrës së Rregullatorit për Energji në Kosovë (ZRrE), të gjitha kompanitë me mbi 50 punëtorë ose me qarkullim mbi 10 milionë euro, do të dalin në tregun e hapur të energjisë nga 1 qershori.
Si pjesë e Ligjit për energjinë elektrike, kjo masë nënkupton që bizneset duhet ta zgjedhin vetë furnizuesin e tyre me energji elektrike.
Sipas ZRrE-së, konsumatorët që dalin në tregun e liberalizuar të energjisë mund të furnizohen nga çdo kompani vendore që posedon licencë ose nga kompani të huaja.
Operatori për Furnizim me Energji – KESCO është furnizuesi kryesor i licencuar për energji elektrike në Kosovë.
Çmimin e produkteve të tij e përcakton ZRrE-ja.
Sipas ZRrE-së, në Kosovë janë të licencuara edhe 18 kompani të tjera, shkruan albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Diaspora solli në Shqipëri gati 1 miliardë euro Remitancat thyejnë rekord historik...
-
Dy motrat shqiptare nga Italia në Kampionatin për Shah
-
Austri: Arrestohet shqiptari 20-vjeçar me dy patenta shoferi false
-
Arrestohet shqiptarja, ka rrëmbyer fëmijën e saj nga ish bashkëshorti
-
Blina Kurti fitoi tri medalje në Kampionatin e Xhudos në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Numri i mjekëve në Zvicër rritet, por mungesa e mjekëve të kujdesit parësor vazhdon Në vitin 2024, numri i mjekëve në Zvicër u rrit me 3.7%, duke arritur në 42,602,...
-
Zvicra deporton një polak për herë të 16-të, por ai vazhdon të rikthehet
-
Kantoni i Bernës do të prodhojë targa në institucionin korrektues Thorberg
-
Analizë e çmimit të derivateve në Zvicër, ku ishte më lirë e ku më shtrenjtë nafta gjatë vitit 2024?
-
Kujdes nga biletat false në Zvicër për Eurovision