Lajme

OBSH vlerëson se numri i vdekjeve nga Covid ka rënë shumë  

Numri i vdekjeve nga Covid-19 ka rënë në mënyrë dramatike që nga dimri i kaluar, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Javën e kaluar, rreth 9,400 vdekje të lidhura me Covid-19 u raportuan në mbarë botën, njoftoi shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Kjo është gati 90% më e ulët se në shkurt, kur u arrit kulmi i këtij viti prej 75 000 javore, transmeton dpa përcjell albinfo.ch

”Ndërsa ky është një zhvillim i mirëpritur, shumë njerëz ende po vdesin”, tha Tedros në një konferencë shtypi.

“Afro 10,000 vdekje në javë janë 10,000 shumë për një sëmundje që mund të parandalohet dhe trajtohet”.

Rreth 2.1 milionë infeksione të reja u raportuan në mbarë botën javën e kaluar.