Lajme
OBSH: Varianti i ri i Covidit, më infektuesi
Nënvarianti i ri i koronavirusit HBV.1.5, i cili po përhapet me shpejtësi në shumë vende të botës, është më ngjitësi që është parë deri më sot. Lajmin e bën të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Epidemiologia Dr. Maria Van Kerkhove u shpreh se nënvarianti i ri i Omicron është zbuluar tashmë në 29 vende dhe ndoshta ekziston edhe në më shumë në realitet. Lloji i ri ka mutacione që e lejojnë të infektojë dhe të shumohet shpejt, transmeton cnn, përcjell albinfo.ch.
“Ne jemi të shqetësuar për avantazhin e tij të transmetimit. Sidomos në disa vende të Evropës dhe Amerikës së Veriut, kryesisht në verilindje të SHBA-së, XBB.1.5 ka zëvendësuar shpejt variantet e tjera që ishin në qarkullim”, tha ajo, duke vënë në dukje se së shpejti do të publikohet nga OBSH-ja një vlerësim rreziku për HBV.1.5.
Po ashtu, agjencia shëndetësore e OKB-së me bazë në Gjenevë ka kritikuar për herë të parë sjelljen e Kinës. OBSH-ja deklaroi se vendi nuk po pasqyron në shifra situatën e vërtetë epidemiologjike.
Pritet që OBSH-ja të takohet sërish me shkencëtarët kinezë, ditën e sotme, për një përditësim rreth situatës globale të Covid-19.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










