Lajme

OBSH: Vaksinat e ilaçet të ndahen në mënyrë të drejtë për të mposhtur COVID-19

Shkencëtarët dhe studiuesit janë duke punuar me shpejtësi për të gjetur zgjidhje për COVID-19, por pandemia mund të mposhtet vetëm me shpërndarje të barabartë të ilaçeve dhe vaksinave, tha kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit të premten.

“Modelet tradicionale të tregut nuk do të arrijnë në shkallën e nevojshme për të mbuluar tërë globin”, i tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, për një konferencë në Gjenevë, shkruan swissinfo, përcjell albinfo.ch.