Lajme
OBSH u bën thirrje shteteve të mos i vonojnë masat anti-Covid
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar vendet me numër në rritje të rasteve të koronavirusit që të mos jenë shumë vonë me masat shtrënguese të mbrojtjes.
“Veprimet e mëparshme mund të zbatohen, potencialisht duhet të ndërmerren më pak veprime”, deklaroi nga Gjeneva ekspertja e OBSH-së për Covid-19, Maria van Kerkhove.
Ajo vuri në dukje se varianti Delta i virusit që qarkullon tani është shumë më ngjitës se variantet e mëparshme.
‘’Disa vende janë në një situatë të vështirë dhe duhet të zbatojnë masa “shumë të rrepta”, theksoi drejtori i urgjencave shëndetësore të OBSH-së, Mike Ryan.
OBSH, si zakonisht, nuk ka përmendur ndonjë vend të caktuar ose nuk ka komentuar veprimet e ndonjë qeverie specifike.
Masat e cituara përfshijnë përdorimin e gjerë të maskave, hapësirën, ajrosjen e mirë të hapësirave të brendshme, shmangien e turmave në hapësira të mbyllura dhe punën nga shtëpia aty ku është e mundur.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik