Lajme
OBSH tregon se kur përfundon urgjenca për Covid-19
Urgjenca globale e Covid-it mund të përfundojë në vitin 2023. Në një konferencë shtypi të mbajtur në Gjenevë më 14 dhjetor, drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, shpjegoi se në janar agjencia do të mblidhet për të diskutuar kriteret e nevojshme për të shpallur fundin e pandemisë.
“Shpresojmë që në një moment vitin e ardhshëm do të jemi në gjendje të themi se Covid-19 nuk është më një emergjencë shëndetësore globale”, tha kreu i OBSH-së, duke shtuar se koronavirusi SARS-CoV-2 është këtu për të qëndruar për një kohë të gjatë, dhe se ne do të duhet të mësojmë ta menaxhojmë atë së bashku me viruset e tjera të frymëmarrjes që po prekin shumë njerëz, si gripi dhe virusi respirator sincicial (RSV), transmeton cnn, përcjell albinfo.ch.
Kjo fazë e daljes urgjente do të karakterizohet nga disa trashëgimi të padëshirueshme të lëna nga Covid, siç janë pasojat neurologjike të sëmundjes, shtrirjen e së cilës shkenca sapo ka filluar ta kuptojë dhe të tilla si Covidi i gjatë, sëmundja dobësuese që pason infeksionin, kriteret diagnostikuese të së cilës mbeten të paqarta. Sipas një analize të sapobotuar nga CDC e SHBA, Covidi ka filluar të shfaqet si shkaktar i vdekjes në certifikatat e vdekjes. Në SHBA ishte arsyeja zyrtare për vdekjen e 3544 personave, duke dëshmuar seriozitetin e kësaj gjendje. Kostot shëndetësore, paaftësitë dhe vdekjet nga pasojat e Covid-it mund të jenë edhe më evidente pasi të përfundojë urgjenca shëndetësore.
Sfida të tjera me të cilat përballet bota janë pabarazia në shpërndarjen e vaksinave, e cila do të ndihmojë në mbajtjen aktive të virusit dhe do ta lejojë atë të evoluojë (sot vetëm një në pesë persona në vendet me të ardhura të ulëta vaksinohet kundër SARS-CoV-2); dhe mungesa e laboratorëve që merren me mbikëqyrjen gjenomike të varianteve të koronavirusit, që mund të sinjalizojnë shfaqjen e një forme të re të patogjenit pas Omicron.
Megjithatë, situata është duke u përmirësuar, edhe në krahasim me një vit më parë. Në vitin 2021 në këtë kohë Omicron ishte në mes të ngjitjes së tij mbarëbotërore dhe po vriste 50,000 njerëz çdo javë. Javën e kaluar, më pak se 10,000 njerëz vdiqën nga Covid në mbarë botën: një numër ende i papranueshëm, por shumë më i ulët.
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch