Lajme
OBSH: Tetë milionë vdekje në vit nga duhanpirja
Pavarësisht përparimeve të fundit në botë, një miliard persona ende përdorin produkte duhani, që shkaktojnë tetë milionë vdekje çdo vit, një milion prej të cilave nga pirja e duhanit pasiv, tha OBSH në raportin e saj vjetor, ku, për herë të parë, janë në fokus edhe produktet alternative të cigareve tradicionale.
“Lajmi i mirë vjen kryesisht nga numri i personave “të mbrojtur” nga masat e kontrollit kundër duhanit, që ka arritur në 5,3 miliardë, katër herë më shumë se në vitin 2007”, shkruhet në raport, transmeton Ansa, përcjell Albinfo.ch.
“Më shumë se gjysma e popullsisë së botës tani ka qasje në produktet e duhanit me paralajmërime shëndetësore në formë grafike, ndërsa miratimi i masave të tjera, siç është rritja e taksimit të produkteve, është më i ngadalshëm”, vlerësuan ekspertët e OBSH-së.
Për sa i përket cigareve elektronike dhe produkteve të tjera alternative, shqetësimi ka të bëjë kryesisht me të rinjtë.
“Këto produkte shpesh tregtohen nga industritë e duhanit për fëmijë dhe adoleshentë, duke përdorur mijëra aroma joshëse dhe pretendime mashtruese”.
OBSH shpreh shqetësimin se fëmijët, të cilët përdorin këto produkte, kanë tri herë më shumë gjasa të përdorin produkte të duhanit në të ardhmen.
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin? Sipas shoqatave të turizmit, ligji i ri nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në numrin...
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit