Lajme
OBSH: Vendet e pasura të mos nisin dozën e tretë të vaksinës deri më 2022
Në një konferencë për media, shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, bëri thirrje për një kontroll të dozës përforcuese për njerëzit e shëndetshëm në vendet e pasura.
Sipas tij, dozat e tepërta duhet t’u sigurohen vendeve më pak të pasura, ku vaksinat janë në mungesë, shkruan Medical News Today.
“Unë nuk do të qëndroj i heshtur kur kompanitë dhe vendet që kontrollojnë furnizimin global të vaksinave mendojnë se të varfërit e botës duhet të jenë të kënaqur me mbetjet. Për shkak se prodhuesit i kanë dhënë përparësi ose janë detyruar ligjërisht të përmbushin marrëveshjet dypalëshe me vendet e pasura, të gatshme të paguajnë dollarin më të lartë, vendet me të ardhura të ulëta janë privuar nga mjetet për të mbrojtur njerëzit e tyre”, tha shefi i OKB-së, transmeton Albinfo.ch.
Dr. Tedros mbështet dozat përforcuese për grupet e ndjeshme, por “nuk dëshiron të shohë përdorim të gjerë të tyre për njerëzit e shëndetshëm, të cilët janë plotësisht të vaksinuar”.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’