Lajme
OBSH: Sëmundjet e zemrës, kancerit, diabetit e obezitetit shkaktarë të 8.2 milionë vdekjeve në vit

Sëmundjet jo të transmetueshme janë kthyer në kërcënim për të gjithë rajonin evropian.
Sipas OBSH, 8.2 milionë vdekje çdo vit shkaktohen nga këto sëmundje, ku bëjnë pjesë sëmundjet kardiovaskulare, kanceri, diabeti, obeziteti dhe sëmundjet kronike të frymëmarrjes. Ato përbëjnë 90% të vdekjeve dhe 85% të paaftësisë në nivel europian.
Ekspertët theksojnë se 2.3 milionë e këtyre vdekjeve ndodhin para moshës 70-vjeçare.
Edhe vendi ynë është në të njëtin trend me të gjitha vendet e Europës, “sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut” janë shkaku i parë i vdekshmërisë, e pasuar nga sëmundje të papërcakuara mirë dhe tumoret ne vendit e tretë.
Ekspertët janë të mendimit se konsumimi i duhanit dhe alkoolit, aktiviteti i pamjaftueshëm fizik ose dieta jo të shëndetshme janë parë si shkaktar të rritjes së numrit të pacientëve dhe vdekjeve nga sëmundjet jo të transmetueshme.
Nisur nga këto të dhëna, ekspertët kanë përcaktuar që deri në 2030, të ulin me 1 të 3 vdekjet e parakohshme të shkaktuara nga sëmundjet jo të transmetueshme.
OBSH iu ka rekomanduar të gjitha shteteve, përfshirë edhe Shqipërinë që të ndërmarrin dy veprime që mendohen se janë efektive në uljen e barrës së sëmundjeve jo të transmetueshme
Së pari duhen rritur taksat dhe çmimet për produktet e duhanit, alkoolin dhe ushqimet e pashëndetshme me nivel të lartë të transyndyrnave, kripës dhe sheqerit.
Gjithashtu, ndalimin e reklamimit dhe sponsorizimit në të gjitha platformat, përfshirë mediat sociale, të këtyre produkteve që konsiderohen të dëmshme për shëndetin.
E-Diaspora
-
Polici aktor, Luani, ju garanton të qeshura, “derisa të vijë policia” Në vitet 1990, ai kishte ikur nga Kosova në Gjermani me prindërit e tij. Në “Luans...
-
Hyjnë për të plaçkitur në një shtëpi: Arrestohen kosovari dhe slloveni
-
Fletëvotimet për diasporën shqiptare shpërndahen nga 15 prilli në Evropë dhe kontinentet e tjera
-
Hap dyert, shkolla shqipe në Grabs të kantonit të St. Gallenit
-
Aksidentohet autobusi me mërgimtarë që udhëtonte nga Kosova në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra ka pak opsione përballë tarifave të Trump-it Zvicra ka pak opsione për t’u përballur me tarifat e vendosura nga SHBA. Masat e ndërsjella...
-
Zvicër: Gjobitet burri pasi kërkoi para për telefonin e gjetur
-
Identiteti elektronik në Zvicër sërish në votim
-
Shumica e grave zvicerane nuk duan fëmijë
-
Thatësira në Zvicër