Lajme
OBSH rekomandon vaksinën “AstraZeneca” edhe në rastet e varianteve të COVID-19
Vaksina e prodhuar nga “AstraZeneca” mund të përdoret gjithashtu në vendet ku ka variante të COVID-19, rekomanduan 15 ekspertët e OBSH-së të specializuar në imunizime.
“Vaksina “AstraZeneca” mund të përdoret edhe në vendet ku janë të pranishme variante të koronavirusit të ri”, shpjegohet në raportin e tyre.
Udhëzimet e OBSH-së vijnë pak ditë pas botimit të një studimi, që tregon se vaksina ofron më pak mbrojtje ndaj variantit 501Y.V2 të COVID-19, që u zbulua për herë të parë në Afrikën e Jugut, raporton Ansa, përcjell Albinfo.ch.
Organizata e KB-së vuri në dukje se rezultatet e këtij studimit treguan vetëm efikasitet të kufizuar kundër formave të lehta të COVID-19, por që nuk kishte prova se vaksina nuk mbron nga format e rënda.
Prandaj OBSH rekomandoi përdorimin e produktit edhe nëse variante të koronavirusit janë të pranishme në një vend.
Megjithatë, ajo shtoi se ekziston një nevojë urgjente për një qasje të koordinuar për mbikëqyrjen dhe vlerësimin e varianteve dhe ndikimin e tyre të mundshëm në efikasitetin e vaksinës.
E-Diaspora
-
Orkestra e të Rinjve të Kosovës, koncert për 28 Nëntorin, në Gjermani Po këtë ditë, më 30 nëntor në kuadër të festimeve të Ditës së Flamurit do të...
-
Vijon shprëndarja e teksteve mësimore “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”
-
Düsseldorf: Marigona Qerkezi, me performancën e saj, ngre në këmbë publikun
-
Austri: 16 ekipe shqiptare, pjesëmarrëse në Turneun e Pavarësisë
-
Shasime Osmani synon të sjellë një zë shqiptar dhe emigrant në Asamblenë e Bernës
Jeta në Zvicër
-
Fëmijët në Valais pinë më shumë Observatori Shëndetësor i kantonit Valais donte të kontrollonte stereotipin se të rinjtë në kantonin e tyre...
-
Brienz-i sërish në alarm
-
Tarifat e Trump mund të godasin eksportuesit zviceranë
-
Gratë ende paguanin më pak në Gjenevë
-
Rritja e kostove të shërbimeve shëndetësore, si të veproni?