Lajme

OBSH pret të punojë “shumë ngushtë” me Biden

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha se ishte duke pritur të punonte ngushtë me administratën e Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Joe Biden.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ‘ngrirë’ fondet amerikane për OBSH-në dhe filloi një proces që do të shihte Shtetet e Bashkuara të tërhiqeshin nga korriku i ardhshëm, duke tërhequr kritika të gjera ndërkombëtare në mes të krizës COVID-19.

Biden, i cili do të mbledhë një task forcë kombëtare për koronavirus të hënën, tha gjatë fushatës se ai do të shfuqizonte vendimin e Trump për të braktisur OBSH-në në ditën e tij të parë në detyrë. Tedros i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare të rimarrë një ndjenjë të qëllimit të përbashkët, duke shtuar: “Në atë frymë ne përgëzojmë Presidentin e zgjedhur Joe Biden dhe Zëvendëspresidenten e zgjedhur Kamala Harris dhe ne shpresojmë që të punojmë me këtë administratë shumë ngushtë. Ne duhet të rimagjinojmë lidershipin, të ndërtojmë mbi besimin e ndërsjellë dhe llogaridhënien e ndërsjellë për t’i dhënë fund pandemisë dhe për të adresuar pabarazitë themelore që qëndrojnë në rrënjën e kaq shumë problemeve të botës”, tha ai, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.