Lajme
OBSH parashikon se 10% e europianëve do të infektohen nga COVID këtë javë
Zyra rajonale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën paralajmëroi se 10% e njerëzve në rajonin evropian, që përfshin pjesë të Azisë Qendrore, do të rezultojnë të infektuar me COVID-19 deri në fund të javës.
Rastet dhe vdekjet janë rritur në gjithë rajonin, me vdekjet ditore duke u dyfishuar që nga fundi i shtatorit, tha OBSH.
Edhe pse 66.4% e njerëzve në vendet e Bashkimit Evropian janë plotësisht të vaksinuar kundër virusit, shumë qeveri kanë vendosur masa të reja për njerëzit që janë të pavaksinuar në një përpjekje për të inkurajuar më shumë njerëz që të marrin vaksinën kundër COVID-19.
Në Itali, pasaporta e vaksinimit, që vërteton vaksinimin ose shërimin, nevojitet për të hyrë në kinema dhe në ambiente të mbyllura për të ngrënë.
Ndërsa në Gjermani, të pavaksinuarit janë të kufizuar nga pjesa më e madhe e jetës publike.
Austria do ta bëjë me detyrim vaksinimin nga 1 shkurti, në mënyrë që të inkurajojë më shumë njerëz të marrin vaksinën.
Por, Dr. Hans Kluge, drejtor rajonal i OBSH-së për Evropën, tha se vaksinimi i detyrueshëm duhet të jetë “zgjidhja e fundit”.
Infektimet te fëmijët:
OBSH tha se rastet më të larta janë parë te fëmijët e moshës 5 deri në 14 vjeç, të cilët pavarësisht se kanë forma më pak të rënda të virusit, mund ta përhapin atë te të rriturit.
“Nuk është e pazakontë sot të shohim një incidencë 2 deri në 3 herë më të lartë tek fëmijët e vegjël sesa në popullatën mesatare. Rreziqet shëndetësore shtrihen përtej vetë fëmijëve”, tha Dr. Kluge.
Kluge tha se “vaksinimi i fëmijëve duhet të diskutohet dhe të konsiderohet në nivel kombëtar, si pjesë e masës së mbrojtjes”.
Varianti Omicron
Varianti pritet të jetë më i transmetueshëm dhe tashmë po nxit një rritje të rasteve në Afrikën e Jugut.
Tashmë ka më shumë se 400 raste të konfirmuara të variantit në vendet e rajonit evropian, tha OBSH.
Por Dr. Kluge theksoi se vendet duhet të përqendrohen në kufizimin e transmetimit të variantit Delta, i cili është dominues në gjithë rajonin.
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Si të shmangni refuzimin e kërkesës suaj për shtetësinë zvicerane? Kriteret strikte për marrjen e një pasaporte zvicerane do të thotë që një e pesta e...
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati