Lajme

OBSH: Omicron nuk duhet të konsiderohet ‘i butë’

Varianti Omicron i koronavirusit nuk duhet të kategorizohet “i butë”, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Ndonëse Omicron duket se nuk shkakton sëmurje të rënda në krahasim me Deltan, sidomos te personat e vaksinuar, kjo nuk nënkupton se ai duhet të konsiderohet i butë”, ka thënë Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në të njëjtën konferencë për media.

“Sikur edhe variantet e tjera, Omicron është duke shtrirë njerëzit në spital dhe po i vret ata”.

Agjencia ka regjistruar 9.5 milionë raste të reja në gjithë botën, çka shënon rritje prej 71 për qind nga java në javë.