Lajme
OBSH: Nuk e dimë nëse Omicron është më ngjitës
Një numër më i madh shtetesh në gjithë botën po raportojnë rastet e para të të infektuarve me variantin e ri të Covid-19 të quajtur Omicron. Shumë vende kanë vendosur të mbyllin kufijtë për udhëtimet ndërkombëtare, ndërsa shkencëtarët janë ende në kërkim për të përcaktuar sesa i rrezikshëm mund të jetë ky mutacion i virusit.
‘Ne ende nuk e dimë nëse Omicron është më shumë i transmetueshëm, shkakton sëmundje më të rëndë, më shumë riinfektime apo ka më shumë rrezik për të mposhtur vaksinat. Shkencëtarët e OBSH-së në gjithë botën po punojnë me urgjencë për t’u dhënë përgjigje këtyre pikëpyetjeve. Shfaqja e Omicron është një tjetër kujtesë se megjithëse shumë prej nesh mund të mendojnë se i dhamë fund COVID-19, por nuk ka përfunduar”, u shpreh kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Spanja është bërë shteti i fundit, i cili ka raportuar rastin e parë me Omicron. I infektuar është një pasagjer i rikthyer nga Afrika e Jugut, vendi ku u zbulua për herë të parë varianti i virusit.
Pjesa më e madhe e të infektuarve në mbarë botën kanë qenë udhëtarë të ardhur nga jashtë. Rastet e reja në Portugali dhe Skoci kanë shtuar frikën se Omicron mund të përhapet edhe në nivel lokal.
Kufizimet e udhëtimit variojnë nga ndalimi i të gjitha fluturimeve në Marok deri te ndalimi i hyrjes për vizitorët e huaj në Izrael dhe Japoni.
Mbretëria e Bashkuar me të tjera vende po u bën thirrje të gjithë vizitorëve që të bëjnë një test PCR pas mbërritjes dhe të izolohen derisa individi të marrë një rezultat negativ të testit.
Shumica e anëtarëve të Bashkimit Evropian po zgjerojnë gjithashtu programet e tyre të vaksinimit. Nuk duhet harruar se Delta është ende varianti dominues.
Pavarësisht shqetësimit global, shkencëtarët pohojnë se janë të sigurt se nëse u jepet kohë do të jenë në gjendje të përshtaten ose të zhvillojnë vaksina për të luftuar variantin e ri nëse është e nevojshme. Por, kanë ende nevojë për pak kohë./Euronews
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind