Lajme
OBSH: Në veri të Gazës nuk ka mbetur asnjë spital funksional
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar sot se Gaza veriore nuk ka më asnjë spital funksional, duke përshkruar skena “të padurueshme” të vëzhguara nga ekipet gjatë një misioni të fundit.
Përfaqësuesi i OBSh-së, Richard Peeperkorn, ka thënë se spitali i fundit funksional në Gazën veriore ishte Spitali Al-Ahli, por karburanti, energjia, furnizimi mjekësor dhe mungesa e personelit e kanë bërë atë “minimalisht funksional”, përcjell albinfo.ch.
“Në të vërtetë nuk ka mbetur asnjë spital funksional në veri. Tani Al-Ahli pushoi së funksionuari plotësisht dhe po funksionon vetëm si bujtinë aktualisht pa ose shumë pak kujdes”, ka thënë ai, shkruan CNN.
Ndryshe, sipas tij, vetëm nëntë nga 36 spitalet në Gaza janë duke funksionuar tani, duke shtuar se të nëntë ndodhen në Gazën jugore.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’ Për këtë fundjavë, parashikimet bëjnë thirrje për temperatura të ngrira pothuajse kudo në Zvicër, përveç Ticino-s,...
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!