Lajme
OBSH miraton edhe një vaksinë kundër koronavirusit
Kjo vaksinë, 78 për qind efikase, rekomandohet për të gjitha grupmoshat nga 18 vjeç.
Organizata Botërore e Shëndetësisë dha sot miratimin urgjent për një tjetër vaksinë kundër COVID-19, Covaxin, e para e zhvilluar plotësisht në Indi dhe e teta që merr këtë miratim.
“Ajo kërkon dy doza me një distancë prej katër javësh, por është veçanërisht e përshtatshme për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme për shkak të lehtësisë me të cilën mund të ruhet”, sipas një deklarate të OBSH-së, transmeton Afp, përcjell Albinfo.ch.
Është vaksina e parë e zhvilluar dhe e prodhuar tërësisht në Indi që ka marrë miratimin nga organizata e OKB-së.
Ajo u bashkohet në listë vaksinave kundër COVID-19 nga Pfizer/Biontech, Moderna, Astra Zeneca, Johnson & Johnson, Sinopharm dhe Sinovac.
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin? Sipas shoqatave të turizmit, ligji i ri nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në numrin...
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit