Koronavirusi: çast pas çasti
OBSH: Metoda që shërbeu për ta larguar linë, mund ta zhdukë koronavirusin
Organizata Botërore e Shëndetësisë njofton se metoda që u përdor për të zhdukur sëmundjen vdekjeprurëse siç ishte lija para 45 viteve, mund të shërbejë edhe sot për të luftuar koronavirusin.
Vetëm në shekullin XX, mbi 300 milionë vetë kanë vdekur nga lija deri kur u zhduk në 1975 në përpjekje të kryesuara nga OBSH. Historianët pohojnë se suksesi i dedikohet unitetit dhe bashkëpunimit global, ku edhe SHBA dhe Rusia bashkëpunuan megjithëse ishte kulmi i Luftës së Ftohtë.
Rosamund Leëis, kreu i Sekretariatit të OBSH për Linë, tha për Zërin e Amerikës se mund të gjenden plot paralele në metodat e asaj periudhe dhe luftës sot me COVID-19.”Kjo u arrit me masa themelore të shëndetit publik, bazuar tek epidemiologjia, identifikimi i rasteve, indetifikimi i kontakteve, karantina, izolimi dhe trajtimi,” tha zonja Lewis. “Këto janë metodat dhe mënyrat bazë që sollën zhdukjen e sëmundjes. Për lijën u gjet vaksina dhe për COVID-19 ende nuk kemi vaksinë. Prandaj puna kërkimore-shkencore është shumë e rëndësishme”, përcjellë albinfo.ch.
Mostrat e virusit të lijës mbahen nën masa të rrepta kontrolli në dy qendra të OBSH-së, njëra në SHBA, tjetra në Rusi. Zonja Lewis thotë se ekzistenca e këtyre mostrave vazhdon të mbajë gjallë debatin nëse ato duhen ruajtur për qëllime kërkimore, ose nëse duhen shkatërruar për të shmangur rrezikun që virusi aksidentalisht të shpëtojë dhe të fillojë të infektojë popullatën. Vende të ndryshme kanë rezerva vaksine me frikën se lija mund të rishfaqet, ndërkohë që për sëmundjen ekzistojnë kura të miratuara.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot Këtë të diel po votohet për katër propozime kombëtare: Zgjerimi i autostradës: Qeveria federale dhe parlamenti...
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar