Lajme
OBSH: Mbi 95 % e personave të vdekur nga koronavirusi në Europë, mbi 60 vjeç
Gjenevë, 2 prill – Më shumë se 95% e të vdekurve nga koronavirusi i ri në Europë kanë qenë mbi 60 vjeç, por është koncept i gabuar që COVID-19 prek vetëm njerëzit e moshuar, deklaroi sot drejtori i Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Dr Hans Kluge.
Ai shtoi se vitet nuk janë rreziku i vetëm për sëmundjen.
“Ideja që COVID-19 prek vetëm njerëzit e moshuar është e gabuar. Të rinjtë nuk janë të pathyeshëm”, tregoi Kluge në konferencën online për shtyp në Kopenhagë.
Ai shtoi se 95 % e të infektuarve me COVID-19 janë mbi moshën 60 vjeç, ndërsa më shumë se 80 % e të vdekurve ishin mbi 80 vjeç të cilët kishin edhe sëmundje të tjera, siç janë problemet kardiovaskulare, hipertensioni ose diabeti.
“Ka raste të rënda të sëmundjes tek adoleshentët mbi moshën 20-vjeçare, shumica kanë nevojë për kujdes intensiv, ndërsa disa fatkeqësisht kanë vdekur”, tha Kluge.
OBSH theksoi se 10 deri në 15 % e të infektuarve janë më të rinj se mosha 50-vjeçare. Në botë deri më tani janë regjistruar 950 708 persona të infektuar me koronavirus.
Nga këta kanë vdekur 48 311 persona, ndërsa 202 826 persona janë shëruar plotësisht, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve