Lajme

OBSH: Koronavirusi është përhapur nga kafshët, s’është krijuar në laborator

Provat sugjerojnë se koronavirusi ka origjinën në lakuriqët në Kinë në fund të vitit 2019 dhe nuk u bë në laborator, tha të martën Organizata Botërore e Shëndetit.

“Të gjitha provat e mundshme sugjerojnë se virusi ka një origjinë shtazore dhe nuk është një virus i manipuluar ose i konstruktuar në një laborator ose diku tjetër”, tha zëdhënësi i OBSH-së, Fadela Chaib.

“Ka origjinë shtazore, por sigurisht që ka qenë një kafshë e ndërmjetme përpara se virusi të transferohej te njerëzit”, shtoi ajo.

Zyrtarët aktualë dhe të mëparshëm të inteligjencës amerikane i thanë NBC News javën e kaluar se komuniteti i inteligjencës së vendit po shqyrtonte nëse koronavirusi doli aksidentalisht nga një laborator kinez që studion sëmundje te lakuriqët. Laboratori në fjalë e ka mohuar akuzën, duke e quajtur atë një “teori konspirative”.