Lajme

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese të vaksinave anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e barabartë të vaksinave.

Kjo listë do të ndihmonte që të dërgoheshin më shumë vaksina në vendet në zhvillim. Në këtë mënyrëm, listat mund të përdoreshin edhe nga programi COVAX, që synon të vaksinojë sa më shumë njerëz në vende të varfra.

OBSH nuk sqaroi se cilat kompani nuk i kishin dorëzuar ende të dhënat, por një dokument i organizatës, i cili daton më 23 dhjetor, përmend vaksinën Sputnik V, të prodhuar nga Instituti Gamaleya, si kompani që nuk ka informuar plotësisht, përcjell albinfo.ch.