Lajme
OBSH-ja: Thirrje Europës që vaksinat të shpërndahen edhe në Ballkan
Në një konferencë për media, Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka bërë thirrje Europës dhe koncerneve farmaceutike për të përshpejtuar vaksinimin kundër virusit e t’i ndajnë dozat me Ballkanin para kufirit 70% të vaksinimit në popullsinë e tyre, përcjell albinfo.ch.
OBSH-ja përmes drejtorit të këtij institucioni për Europën, Hans Kluge ka përsëritur thirrjen e OBSH që vendet e pasura të ndajnë me vendet e varfra dozat e vaksinës, pasi të kenë vaksinuar një pjesë të popullsisë së tyre. “Ne e dimë që BE, Kanadaja, Britania e e Madhe dhe SHBA, kanë porositur katër deri në nëntë herë më shumë doza vaksine, se sa kanë nevojë. Jam i mendimit, që nuk duhet pritur, deri sa të vaksinohen 70% e popullsisë, për të filluar të ndahen vaksinat me Ballkanin, me Azinë Qendrore apo Afrikën”, tha Kluge në një intervistë me agjencinë e lajmeve, AFP. Këtë javë u kalua shifra e vaksinimit të 100 milionë personave në botë, ndërkohë që 65% e vaksinave janë dhënë në vende me të ardhura të larta.
Të bashkohen forcat për të rritur kapacitetet e prodhimit
Duhet theksuar se OBSH kërkon më shumë bashkëpunim të Europës dhe koncerneve farmaceutike. “Ne duhet të bashkohemi”, tha drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën, Hans tha Kluge për AFP. Nëse nuk bëhet ndryshe duhet që “prodhuesit farmaceutikë konkurrentë të bashkojnë forcat për të rritur në mënyrë të jashtëzakonshme kapacitetet e prodhimit”, shkruan AFP.
Për të siguruar një shpërndarje të drejtë të vaksinës, OBSH së bashku me mbështetjen e aleancës Gavi, ka krijuar programin Covax. Ky program ka vënë si synim që deri në fund të vitit të verë në dispozicion vaksinat në mënyrë të mjaftueshme, për të vaksinuar 20% të popullsisë së vendeve që marrin pjesë në këtë iniciativë. Financimi për 92 vendet më të varfra të botës është siguruar.
Drejtori i OBSH për Europën, Hans Kluge u shpreh për AFP edhe lidhur me pyetjen, nëse vaksinat aktuale janë efektive edhe kundër varianteve të reja të virusit. Kluge tha për AFP të premten, se „kjo është pyetja e madhe. Jam i shqetësuar.” Ai kërkoi që vendet të përgatiten për mutacionet problematike të virusit dhe të bëhen më shumë teste speciale të segmentimit të virusit. Nga 53 vende që janë në hapësirën europiane të OBSH, ku bëjnë edhe disa vende aziatiko-qendrore, 37 prej tyre kanë konstatuar variantin britanik të virusit dhe 17 mutantin afrikano-jugor. Në tërësi në BE dozën e parë të vaksinës e kanë marrë 2,5% e popullsisë. DW
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra