Kosova
OBSH-ja: Në Kosovë të fillojë mësimi për klasat e ulëta
“Mësimi për klasat e ulëta të fillojë, nuk paraqet rrezik për përhapje të pandemisë”
Dr. Isme Humolli, zyrtare profesionale e emergjencave e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, ka thënë se më shqetësuese se numri i vdekjeve në Kosovë si pasojë e infektimit me COVID-19, është numri i lartë i rasteve aktive, përcjell albinfo.ch.
“Mbi 3,900 rastet aktive janë burim i madh rreziku që të infektojnë persona të tjerë”, tha ajo në Rtv Dukagjini.
Humolli thotë se ka sinjale të mira që mund të bie numri i të prekurve me COVID-19, por sipas saj, duhen dy javë për të parë trendin se pandemia po zbutet.
“Dy ditë të mira nuk mund të merren si indikatorë domethënës. Duhet edhe për dy javë të ketë rënie të vazhdueshme të sëmundjes”.
Ajo ka thënë se miratimi i Ligjit anti-Covid në Kuvend do të ndihmojë në luftimin e pandemisë dhe plotëson zbrazëtirat që kishte Ligji për Sëmundjet ngjitëse.
Zyrtarja profesionale e emergjencave e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë ka thënë se mësimi për klasat e ulëta duhet të fillojë dhe nuk paraqet ndonjë rrezik të madh për përhapje të pandemisë.
“Parashkollorët e deri te klasa e pestë të mbajnë mësimin fizikisht në shkollë, pasi grup mosha e tyre nuk atakohet nga virusi e as nuk janë burim i përhapjes së virusit. Moshat e tjera mund të mbajnë mësim edhe online, por shkollat profesionale duhet të jetë fizikisht në shkollë. Edhe studentët e mjekësisë duhet të jenë fizikisht në shkollë, pasi puna praktike bëhet në vendin e ngjarjes ndërsa ligjëratat mund të bëhen edhe online”, tha ndër të tjera Isme Humolli. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim