Lajme
OBSH e lidh sëmundjen misterioze në Afrikë me malarien
Shenjat tregojnë një dritë jeshile në lidhje me një sëmundje të re të mundshme në Republikën Demokratike të Kongos (DRC), pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) kostatoi se malaria qëndron pas shumë rasteve të fundit.
Testet fillestare zbuluan malarien në 10 nga 12 mostrat mjekësore nga pacientët, duke lehtësuar shqetësimet se një sëmundje misterioze, e njohur në vend si Sëmundja X, qëndron pas rritjes së numrit të të sëmurëve atje.
Të dielën, OBSH raportoi më shumë se 400 njerëz të infektuar dhe 31 vdekje që nga tetori në rajonin e largët Panzi, i vendosur më shumë se 700 kilometra nga kryeqyteti Kinshasa, duke ngritur alarmin për një sëmundje të re të mundshme.
Specialisti i OBSH-së Abdi Rahman Mahamad, duke folur nga Gjeneva, shpjegoi se ”numri i rasteve është në përputhje me atë që normalisht do të pritej në këtë kohë të vitit, veçanërisht duke pasur parasysh sezonin e vazhdueshëm të shirave në rajon”.
”Sezoni i shirave shpesh çon në një rritje të sëmundjeve të frymëmarrjes, gripit dhe malaries”, shtoi specialisti.
Edhe pse situata po monitorohet nga afër, numri i rasteve nuk është rritur në mënyrë eksponenciale në një hark të shkurtër kohor, siç ndodh zakonisht me një sëmundje të re.
”Megjithatë, mostrat vazhdojnë të testohen për patogjenë të tjerë të mundshëm dhe rezultatet priten në ditët në vijim”, theksoi specialisti.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











