Lajme

OBSH do të shpallë kancerogjen ëmbëlsuesin artificial që përdoret në pije freskuese

Një ëmbëlsues artificial i popullarizuar i përdorur në mijëra produkte në mbarë botën, duke përfshirë pijet freskuese, akullore dhe çamçakëz, do të shpallet një rrezik i mundshëm që shkakton kancerin te njerëzit.

Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit (IARC), organi i OBSH-së ka kryer një rishikim të sigurisë së aspartamit dhe do të publikojë një raport muajin e ardhshëm.

Ajo po përgatitet të etiketojë ëmbëlsuesin si “ndoshta kancerogjen për njerëzit”, raportoi Reuters. Kjo do të thotë se ka disa prova që lidhin aspartamin me kancerin, por që është i kufizuar. IARC ka dy kategori më serioze, “ndoshta kancerogjene për njerëzit” dhe “kancerogjene për njerëzit”.
IARC është përballur me kritika për shkaktimin e alarmit rreth substancave ose situatave të vështira për t’u shmangur.