Lajme

OBSH do të përditësojë udhëzimet pas lajmit për medikamentin “Deksametazona”

Studiuesit në Britani treguan që dexamethasone, i përdorur që nga vitet 1960 pritet të ulë nivelet e vdekjeve me rreth një të tretën në mesin e pacientëve me COVID-19

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) tha që po lëviz për të përditësuar udhëzimet e saj për trajtimin e personave me COVID-19 për të pasqyruar rezultatet e një studimi klinik që tregoi një medikament, i cili mund të ndihmojë në shpëtimin e pacientëve me sëmundjen kritike.

Rezultatet e të martës nga studiuesit në Britani treguan që Dexamethasone, i përdorur që nga vitet 1960, pritet të ulë nivelet e vdekjeve me rreth një të tretën në mesin e pacientëve me COVID-19.

Britania ka rritur sasinë e Deksametasonit që ka në depo në 240,000 doza, tha ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock. Por, disa mjekë ishin të kujdesshëm, duke përmendur efekte anësore të mundshme dhe duke kërkuar të shihnin më shumë të dhëna, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.