Lajme
OBSH dështoi në objektivin për vaksinimin e 40 për qind të popullsisë globale
Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk ia arriti qëllimit për të vaksinuar 40 për qind të popullsisë globale deri në fund të vitit, veçanërisht në Afrikë.
Nga 194 vendet anëtare të OBSH-së, rreth gjysma e tyre nuk do ta përmbushin qëllimin. Në rreth 40 vende as 10 për qind e popullsisë nuk është vaksinuar.
OBSH-ja ka fajësuar grumbullimet e vaksinave, veçanërisht në vendet e pasura perëndimore, të cilat tashmë po administrojnë vaksinat përforcuese, transmeton Albinfo.ch.
Deri të martën janë administruar më shumë se 8.6 miliardë doza vaksinash në mbarë botën, kryesisht në vendet me të ardhura të larta, të cilat kanë siguruar kontratat e tyre me prodhuesit e vaksinave.
Dhjetëra vende janë të varura nga furnizimet nga COVAX, programi i shpërndarjes së vaksinave të mbështetur nga OKB-ja, i cili ka si qëllim vaksinimin e personave në vendet me të ardhura më të ulëta.
Vendet e pasura janë kritikuar se nuk kanë punuar mjaftueshëm për të mbështetur barazinë globale të vaksinave përmes COVAX. Megjithatë, dërgesat e vaksinave përmes skemës janë rritur javët e fundit. Deri në javën e fundit të dhjetorit, COVAX ka dorëzuar 722 milionë doza.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë