Lajme
OBSH deklarohet sërish për dozat përforcuese të vaksinave
Dozat përforcuese mund të ndihmojnë në frenimin e përhapjes së COVID-19 për aq kohë sa njerëzit që kanë më së shumti nevojë për to kanë qasje në këto doza, deklaroi kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Zyrtarët shëndetësorë në shumë shtete të botës po u bëjnë thirrje njerëzve që të marrin dozat përforcuese, pasi disa studime kanë sugjeruar se ato ofrojnë mbrojtje shtesë ndaj koronavirusit.
“Është pyetja e prioritizimit. Ka rëndësi se kush ka qasje në këto doza. Dhënia e dozave përforcuese te grupet e njerëzve që kanë rrezik të ulët nga sëmundja e rëndë apo vdekja, vë në rrezik jetën e njerëzve që janë në kategorinë e personave me rrezik të lartë e të cilët ende po presin që të marrin dozat e para, për shkak se ka mungesë të furnizimeve me vaksina”, tha kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Ai foli edhe për variantin e ri të COVID-19, Omicron dhe tha se vaksinat ekzistuese duket se janë më pak efektive ndaj këtij varianti, por shtoi se ato megjithatë ofrojnë “mbrojtje të mjaftueshme” për të parandaluar sëmundjen e rëndë dhe vdekjet.
Varianti Omicron fillimisht u identifikua në Afrikën e Jugut muajin e kaluar dhe që atëherë është raportuar në 77 shtete të botës. Por, shefi i OBSH-së tha se ky variant nuk duhet të cilësohet si më i “lehtë” se variantet paraprake, duke shtuar se ky variant mund të jetë përhapur në pothuajse gjithë botën.
“Omicroni po përhapet me një shpejtësi që nuk e kemi parë me asnjë variant paraprak. Edhe nëse Omicroni shkakton sëmundje më të lehtë, nëse rritet numri i rasteve do të mund të mbingarkojë sërish sistemet shëndetësore”, tha Tedros, transmeton Rel, përcjell Albinfo.ch.
Në një studim të publikuar të martën, u tha se vaksina kundër koronavirusit e Pfizer/BioNTech ishte më pak efektive te personat në Afrikën e Jugut, vendin ku u detektua për herë të parë varianti Omicron.
Kreu i OBSH-së shprehu shqetësimet e tij lidhur me programet e vaksinimit të disa shteteve, që kanë nisur dhënien e dozave përforcuese për të gjithë popullatën e rritur nga frika e përhapjes së Omicronit. Ai tha se ende nuk ka të dhëna të sakta lidhur me efikasitetin e dozave përforcuese ndaj variantit Omicron.
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Si të shmangni refuzimin e kërkesës suaj për shtetësinë zvicerane? Kriteret strikte për marrjen e një pasaporte zvicerane do të thotë që një e pesta e...
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati