Lajme
OBSH autorizon përdorimin e vaksinës kundër lisë së majmunit
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se kishte dhënë autorizimin e saj të parë për përdorimin e një vaksine kundër mpox apo lisë së majmunit tek të rriturit, duke e quajtur atë një hap të rëndësishëm në luftën kundër kësaj sëmundjeje në Afrikë, sipas AP.
Miratimi i vaksinës i bërë nga kompania bavareze ”Nordic A/S” do të thotë që donatorët si aleanca e vaksinave ”Gavi” dhe UNICEF mund ta blejnë atë.
Por, furnizimet janë të kufizuara, sepse ka vetëm një prodhues të vetëm.
“Ky autorizim i një vaksine kundër mpox është një hap i rëndësishëm në luftën tonë kundër sëmundjes, si në kontekstin e shpërthimeve aktuale në Afrikë, ashtu edhe në të ardhmen”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
OBSH tha gjithashtu se po krijonte edhe një “mekanizëm aksesi dhe shpërndarjeje”.
OBSH rekomandoi që një dozë e vetme e vaksinës mund të përdoret për të zgjatur furnizimet, por theksoi nevojën për të mbledhur më shumë të dhëna se sa efektive mund të jetë vetë vaksina.
Vaksina mpox e prodhuar nga ”Nordic A/S” ishte autorizuar më parë nga shumë vende të pasura në të gjithë Evropën dhe Amerikën e Veriut gjatë shpërthimit global të mpox në vitin 2022.
Miliona doza të dhëna për të rriturit treguan se vaksina ndihmoi në ngadalësimin e përhapjes së virusit, por ka prova të kufizuara se si funksionon te fëmijët.
Në përgjithësi, OBSH tha se mbi 120 vende kanë konfirmuar më shumë se 103 000 raste të mpox që nga fillimi i shpërthimit dy vjet më parë.
Raporti i tij i fundit tregoi se 723 njerëz në më shumë se një duzinë vendesh në Afrikë kanë vdekur nga sëmundja.
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit? Certifikimi kërkohet për shitjen e shumë mallrave zvicerane në BE. Pa një marrëveshje të re, ekziston...
-
Gripi sezonal, në rritje në Zvicër
-
Rrezik i lartë nga orteku, linja hekurudhore Oberalp ende e ndërprerë
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
Synohet ulja e shpejtësisë në autostradat zvicerane